Ballina Flash

Prag pranvere, si të kujdesemi për lëkurën

TIRANË 21 shkurt/ATSH/ – Jemi në prag të stinës së pranverës e bashkë me të vijnë edhe  rrezet e forta të diellit, të cilat janë mjaft të dëmshme për lëkurën.

Me ardhjen e pranverës, lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë. Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës pasi është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.

Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë. Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe si dhe parandalon plakjen e parakohshme. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRLANDË – Ndërpriten fluturimet pas alarmit për dron
Artikulli tjetërDeputeti i CDU-së: Lënia e mandateve, veprim i pazakontë dhe i gabuar