DUBLIN, 21 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zgjatën vetëm disa minuta ndalimet e fluturimeve në aeroportin e Dublinit në Irlandë, pas pranisë së një droni në pistën e uljes së avionëve.
”Alarmi u ndërprerë dhe në aeroport u kthye normaliteti”, njoftuan nga kulla e aeroportit nëpërmjet Twitterit.
“Operacionet e fluturimit kanë rifilluar. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin, sigurinë dhe qetësinë e pasagjerëve janë prioriteti ynë parësor”, thanë nga kjo kullë.
Episodi është i fundit në një seri që në muajt e fundit ka prekur shumë aeroporte, si në Britaninë e Madhe fqinje, ashtu edhe në vende të ndryshme europiane, pa harruar SHBA-në dhe gjetkë./ /os/ a.jor.













