Ballina Bota

GJERMANI – Berlini 24 orë në errësirë

BERLIN, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Shkollat mbyllen, bizneset ulin qepenat, apartamentet janë të ftohta, linjat e telefonit nuk funksionojnë dhe më shumë se 30 000 familje në kryeqytetin gjerman ishin pa energji elektrike sot pas një incidenti në një zonë ndërtimi që shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike që ka zgjatur më shumë se 24 orë.

Incidenti ndodhi pasi një punëtor ndërtimi që po punonte në projektin për rinovimin e një ure, aksidentalisht dëmtoi dje një linjë energjetike kryesore dhe kabllon zëvendësues, duke ndërprerë energjinë elektrike për lagjen Kopernik në juglindje të kryeqytetit.

“Energjia elektrike pritet të rivendoset sot rreth orës 21:30 (20:30 GMT)”, tha Julia Klausch, një zëdhënëse e kompanisë energjetike “Vattenfall”.

“Kabllot e dëmtuara gjatë punimeve për ndërtim në urë duhet të zëvendësohen krejtësisht”, tha ajo. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak23 kandidatë për SPAK, Donika Prela dhe Elizabeta Imeraj hyjnë në garë
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni: Bashkëpunim i ngushtë me Ankaranë për zonën e sigurisë në Siri