TIRANË, 19 shkurt ATSH/ – “Napoli” po rinovon klubin. Kjo u bë e ditur teksa pak ditë më parë të kaltrit shitën kapitenin Marek Hamsik në Kinë, pas 12 vitesh në “San Paulo” të sllovakut.
Gjithashtu edhe Dries Mertens në fund të sezonit pritet të shitet në Kinë nga drejtuesit e “Napolit”.
Por në këtë listë largimesh lapsi ka zënë edhe mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.
Shqiptari këtë sezon po kalon një nga momente më të vështira të karrierës së tij, teksa Ancelotti e ka lënë shpeshherë në stol.
Në vend të shqiptarit tekniku italian preferon Macult, i cili ka luajtur rregullisht kohët e fundit.
Me shumë mundësi Napoli do të nxjerrë në shitje Hysajn për shifrën e 60 milionë eurove.
Por, kjo klauzolë vlen vetëm për ekipet që interesohen jashtë Italisë.
/gj.m/j.p/





















