Ballina Bota

ZELANDË E RE – Plan tatimor edhe për kompanitë dixhitale

UELLINGTON, 19 shkurt /ATSH-AA/ – Qeveria e Zelandës së Re ka paraqitur një plan  tatimor edhe për kompanitë dixhitale, mes të cilave janë Google dhe Facebook.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tregoi për padrejtësinë e taksimit të kompanive vendase dhe të huaja.

Ardern paralajmëroi taksimin prej dy ose tre për qind ndaj kompanive multinacionale, mes të cilave janë Google dhe Facebook.

Ministri për të Ardhurat dhe Çështjet Bankare, Stuart Nash, tha se kompanitë multinacionale janë në përparësi në krahasim me ato vendore dhe se vitin e ardhshëm do të fillojë zbatimi i planit të ri të taksimit.

Kompania Facebook në vitin 2014 në Zelandën e Re  ka paguar rreth 30 000 dollarë tatime./   /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës, rritje e bashkëpunimit me policitë europiane
Artikulli tjetërHaradinaj: Zvogëlim i numrit të ministrave, saktësim i përgjegjësive të secilit