TIRANË, 16 shkurt/ATSH/- Një godinë e degraduar e viteve ’50 po kthehet në qendrën e parë komunitare multifunksionale.
Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, shprehet se “bashkë me PNUD, do ofrojmë një sërë shërbimesh sociale, për gratë e dhunuara, fëmijët me aftësi ndryshe, kopsht për fëmijët, kënd lojërash, duke dhënë modelin e parë të një qendre moderne shërbimesh”.
Bushi falënderon deputeten e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni për gjithë këmbënguljen për këtë projekt.
Ngritja e qendra komunitare në vend janë shembull mjaft pozitiv për të dëshmuar se si shërbimet sociale ofrohen në trajtë të integruar.
Përmes programeve specifike të asistencës, orientimit e sigurimit të shërbimeve përkatëse, këto qendra synojnë gjithëpërfshirjen dhe integrimi i personave me Aftësi të Kufizuar si pjesë e komunitetit./k.s/ /a.g/























