Ballina Bota

FOKUS – Netanyahu: Konferenca e Varshavës shkeli një tabú

VARSHAVË, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pjesëmarrjen e tij dhe të disa ministrave arabë në të njëjtin vend siç ishte konferenca e Varshavës, kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, e konsideroi shkeljen e një tabuje.

”Katër prej pesë ministrave arabë janë shprehur me forcë dhe qartësi kundër Iranit duke thënë ekzaktësisht atë çfarë unë them prej vitesh. Ata ishin të qartë mbi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet iraniane”, deklaroi Netanyahu për median izraelite.

”Një pjesë e ministrave të Jashtëm arabë kanë shtuar se dikur ishte çështja palestineze ajo kryesorja, ndërsa tani është çështja iraniane sepse kërcënon ekzistencën tonë”, theksoi ai.

”Ndërsa njëri prej tyre shtoi se nëse mendoni që Irani është problem sot, prisni të shihni se çfarë do të ndodhë kur të ketë një bomb atomike”, tha Netanyahu.

Për sa i përket Planit të Paqes, i përpiluar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Netanyahu iu drejtua Jared Kushnerit, të dërguarit të presidentit amerikan në dijeni të dosjes, se ajo nuk do të publikohej përpara datës 9 prill, ditë që do të mbahen zgjedhjet në Izrael dhe që në çdo rast risjell Iniciativën e Paqes Arabe të 2002, si gjurmë të një marrëveshjeje paqeje mes izraelitëve dhe palesitinezëve.

”Jared Kushner shpjegoi se ai ishte një propozim i rëndësishëm për kohën, por që tani nuk është më ai i duhuri”, theksoi kryeministri izraelit, Beniamin Netanyahu./ /xhm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Bashkia sociale e Fierit, qytetit i shtohen pesë kënde lojërash për fëmijë
Artikulli tjetërSesioni për Maqedoninë e Veriut, Fuga – Joseph Daul: Këto janë “të drejtat” e opozitës