Ballina Bota

SHBA – Moscovici: Jashtë çdo diskutimi zgjatja e planit të ndihmës për Greqinë

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici kundërshtoi me forcë një zgjatje të mundshme të planit të ndihmës për Greqinë, siç u sugjerua nga media gjermane. Ai bëri thirrje që të mos ngrihen dyshime dhe paqartësi në lidhje me përfundimin e programit.

”Data 20 gusht është plotësisht e konfirmuar”, pohoi komisioneri në një intervistë për median, në vazhdën e takimeve të pranverës së FMN-së në Uashington.

”Të mos ngremë pasiguri dhe dyshime që nuk ekzistojnë në të vërtetë”, shtoi ai pas një publikimi në gazetën gjermane ”Süddeutsche Zeitung” ku konfirmohej se kreditorët e vendit mesdhetar parashikonin zgjatjen e programit./
/v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria, dhe jo Serbia, është gati për anëtarësimin në BE në vitin 2025
Artikulli tjetërBRUKSEL – 20 kompani braziliane ndalohen të eksportojnë drejt BE-së pas skandalit të mishit të prishur