VARSHAVË (Poloni) – Mike Pence, Mike Pompeo dhe Benjamin Netanyahu do të mbajnë një konferencë për Lindjen e Mesme.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s përpara konferencës për Sigurinë në Mynih, në sfondin e paqartësive rreth qëndrimit amerikan.
AMSTERDAM (Holandë) – Prezantim në prani të medias të një ekspozite të rrallë të veprave të Rembrandt.
HAGË (Holandë) – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë vendimin për kërkesën e Iranit për zhbllokimin e 2 miliardë dollarëve asete të ngrira nga SHBA-ja.
MADRID (Spanjë) – Pedro Sanchez në Parlament për votimin e ndryshimeve në buxhet që mund të çojnë në bllokimin e tij./ /v.b/













