TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore vranësirat pritet të jenë deri të dendura, ndërsa në Verilindje vranësirat pritet të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore. Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-15 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare erë e vrullshme deri në 30 m/s.
Temperaturat për nesër pritet të pësojnë një ulje të ndjeshme në të dyja vlerat më konkretisht:
🔹Zonat Malore -4°C deri 2°C
🔹Zonat e Ulëta -1°C deri 10°C
🔹Zonat Bregdetare 1°C deri 10°C
/a.g/






















