Ballina Flash

Siguria në Kosovë e qetë

PRISHTINË, 6 shkurt/ATSH/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Lorenzo D’addario, ku u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Fillimisht ministri Mustafa e uroi për detyrën e re gjeneral major D’addario dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Gjithashtu ata vlerësuan se gjendja e sigurisë në vendin tonë është e qetë.

Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej, thuhet në komunikatën për media. /kosovapress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdihmë juridike falas, miratohet procedura për dhënien e shërbimit
Artikulli tjetërSindikata e Trepçës reagon ndaj deklaratës së BE-së