Ballina Bota

BRATISLAVË – Kneissl: Antisemitizmi jo vetëm problem hebre

BRATISLAVË, 6 shkurt /APA / – Ministrja e Jashtme austriake, Karin Kneissl (e partisë së djathtë Freedom Party, FP) theksoi se antisemitizmi nuk është vetëm një problem hebre, por një problem për të gjithë shoqërinë, sipas një deklaratë para pjesëmarrjes në një konferencë të organizuar nga OSBE për antisemitizmin, në qytetin e Bratislavës.

Kneissl gjithashtu shprehu shqetësimin e saj për rritjen e antisemitizmit në Europë.

“Jemi munduar të bëjmë detyrën tonë për të luftuar të gjitha format e antisemitizmit, të vjetrin dhe antisemitizmin islamik të ri. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj antisemitizmit’’, shtoi ajo.

Kjo konferencë shënon fillimin e presidencës sllovake të OSBE në 2019.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare të OSBE do të duhet të diskutojnë plane konkrete me anëtarët e komuniteteve hebraike si dhe forcimin e rolit të organizatës në luftën kundër antisemitizmit.

Austria kryesoi OSBE-në në vitin 2017./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Vietnami si tokë kompromisesh Trump-Kim Jong Un
Artikulli tjetërLleshaj: Nuk ka patur dhunë ndaj studentëve, vetëm një ndërhyrje me kërkesë të Fakultetit