Ballina Bota

SHBA – Senati voton kundër tërheqjes nga Siria

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Senati i SHBA, me një shumicë republikane, ka miratuar një ligj që paralajmëron administratën Trump kundër tërheqjes me ngut të trupave amerikane nga Siria dhe Afganistani.

Ky vendim, që u mor disa orë përpara fjalimit të Kombit nga ana e presidentit Trump, përbën tashmë një pengesë për këtë të fundit.

Dispozita, që tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë demokrate,  gjithashtu kërkon që para se të fillojë çdo tërheqje nga këto vende problematike, Trump duhet të vërtetojë eliminimin e rrjeteve terroriste të Al Kaedës dhe ISIS-it./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër këtë fundjavë mos bëni plane të tjera, muzikë, ushqim i zonës dhe argëtim pafund në “Dajti n’Fest”
Artikulli tjetërRegjistrimi i bizneseve të reja u rrit me 19% në Shkodër