Ballina Bota

PARIS – Një referendum për jelekverdhët arma sekrete e Macron

PARIS, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një referendum kundër jelekëve të verdhë shihet si një armë sekrete e  presidentit francez, Emmanuel Macron ndaj protestave, theksoi gazeta ”Le Journal du Dimanche” duke përmendur burime konfidenciale të bashkëpunëtorëve të ngushtë të kreut të shtetit.

Referendumi, i cili duhet të zhvillohet më 26 maj, në të njëjtën ditë me zgjedhjet europiane, duhet të përmbajë një sërë pyetjesh mbi çështjet që kanë pasur si kryefjalë jelekët e verdhë si ulja e numrit të parlamentarëve, politikat publike të menaxhuara nga shoqëria civile dhe përfshirja në Kushtetutë e detyrimit të pjesëmarrjes qytetare në çështjet e nxehta me karakter publik./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Zaranika”/ Sekuestrohet mina me telekomandë, 2 në pranga
Artikulli tjetërRUMANI – Të paktën 72 të vdekur nga gripi