TIRANË, 2 shkurt/ATSH/- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë zhvilloi me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe studentë aktivitetin e Birdwatching në lagunën e Nartës.
Në këtë aktivitet nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pilo Prifti” Novosel, “Nikolla Xhuveli” Nartë si dhe studentët e Departamentit të Biologjisë Vlorë, vrojtuan nga afër shpendët si dhe u njohën mbi rëndësinë e shpalljes së kësaj dite në mbrojtje të ligatinave.
Ligatinat janë resurset më të rrezikuara mjedisore, dhe konsiderohen si “Djep i diversitetit biologjik” duke ofruar ujin dhe produktivitetin për ekzistencën e llojeve të shumta të bimëve dhe shpendëve.
Aktiviteti vijoi me mbjelljen e 100 fidanëve të pishës së butë në ekonominë pyjore Pishë Poro, prezantime mbi njohjen e shpendëve si dhe vendosjen e foleve për shpendët e pyllit.
Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e projektit ACAP./k.s/j.p/






















