Ballina Aktualitet

Shahini në Shkodër: Në dispozicion të studentëve

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagoi sot pas anulimit të takimit me studentë të Universitetit të Shkodrës, ku do të diskutohej për Paktin për Universitetin.

Shahini shprehu keqardhjen për mos zhvillimin e këtij takimi, ndërsa theksoi se “jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”.

“Keqardhje ndaj dhjetëra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën, sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, theksoi Shahini.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReformat rritën ekonominë, vlerësohen edhe nga FMN
Artikulli tjetëre-Albania, mbi 3 milionë vizita vetëm në janar 2019