Ballina Bota

SHBA – Pritshmëritë përpara samitit Trump-Kim

UASHINGTON, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja paraqiti dot në mënyrë të detajuar pritshmëritë e saj përpara samitit të ri mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Një inventar i plotë i arsenalit të Koresë së Veriut dhe një ‘’udhërrëfyes’’ për çarmatimin bërthamor.

Në këmbim, SHBA-ja është e gatshme në përfundim të nënshkruajë fundin e luftës, të rivendosë marrëdhëniet diplomatike dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit, në vështirësi nga sanksionet ndërkombëtare.

Numërimi mbrapsht ka nisur përpara këtij takimi vendimtar të planifikuar në fund të shkurtit, ndërsa presidenti amerikan premton të zbulojë në fillim të javës së ardhshme datën e saktë dhe qytetin aziatik që do të mirëpresë dy liderët./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OKB kërkon akses humanitar në lindje të Sirisë
Artikulli tjetërEkonomia shqiptare në rritje të qëndrueshme, opozita keqinterpreton raportin e FMN-së