Ballina Aktualitet

Soreca: Reforma në Drejtësi po jep rezultate

TIRANË, 1 shkurt ATSH/ – Shkolla e Magjistraturës ka në dorë të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe është institucioni kryesor që do të ndryshojë kulturën e gjyqësorit shqiptar.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, ishte sot i pranishëm në prezantimin e strategjisë së Shkollës së Magjistraturës në Republikën e Shqipërisë 2019-2013.

Soreca në fjalën e tij theksoi se, “tani që Reforma në Drejtësi po jep rezultat dhe transformimi i gjyqësorit shqiptar është bërë i prekshëm, duhet të sigurojmë qëndrueshmërinë në terma afatgjatë të sistemit”.

Ai siguroi gjithashtu mbështetjen e BE për Shkollën e Magjistraturës së Shqipërisë.

Për këtë nënvizoi ambasadori Soreca, “roli i Shkollës së Magjistraturës është shumë i rëndësishëm. Është institucioni kryesor që do të ndryshojë kulturën e gjyqësorit shqiptar. Shkolla ka në dorë të ardhmen e Reformës në Drejtësi dhe BE-në krah të saj”.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSEUL – Një ish-politikan dënohet për përdhunim në sfondin e #MeToo
Artikulli tjetërKampioni botëror në kickboxing, Adriatik Cami, frymëzues për brezat e rinj