TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Nga një godinë e shkatërruar që nuk siguronte as kushtet më minimale për stafin dhe pacientët, Qendra shëndetësore nr. 4 në Elbasan është transformuar nga investimet e qeverisë.
Kjo është një prej qendrave që ka përfituar tashmë nga Programi Kombëtar i rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin, deri në fund të këtij mandati qeverisës.
Për doktoreshën e kësaj qendre shëndetësore, Oljeda Kaçani ndryshimi është shumë i madh. “Pjesa ku vendosnim medikamentet apo pjesa ku vendosnim kartelat kishte lagështirë. Tani jemi të kënaqur dhe punojmë në kushte më të mira, normalisht që edhe performanca e stafit është më e mirë”, tha ajo.
Ndërsa infermiere Adriana Hoxha u shpreh se ka 7 vite që punon në këtë qendër dhe tani personeli dhe pacientët janë shumë të kënaqur me kushtet. /m.m/ /a.g/






















