Ballina Flash

Ambasada e SHBA, njoftim për aplikuesit e Lotarisë Amerikane

TIRANË, 31 Janar ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një njoftim për aplikuesit e Lotarisë Amerikane.

Ajo thekson se të përzgjedhurit e Lotarisë DV2019 duhet të dërgojnë me e-mail një listë të dokumenteve. “Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019? KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni  https://dvselectee.state.gov”, njofton ambasada.

“Nëse ju merrni një njoftim përmes faqes së internetit Electronic Diversity Visa (E-DV) që jeni përzgjedhur për procesin e radhës në Programin e Vizave të Diversitetit të Emigrantëve (DV), duhet të përfundoni me sukses hapat në faqet në vijim, para se të vendoset nëse do të merrni një vizë. Ju duhet të plotësoni këto hapa sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet për më tepër në njoftim.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMEPJ: Marrëveshja mes partive shqiptare në Tuz, shembull frymëzues
Artikulli tjetërThaçi përkujton tre luftëtarët e parë të UÇK-së