Ballina Shëndetësi

Kafja i bën mirë zemrës suaj

TIRANE,18 Prill /ATSH/ – Konsumimi i 3 filxhanëve kafe në ditë nuk do t’ju bëjë keq për zemrën, madje mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të çrregullimit ritmik të zemrës, sugjeron një studim i ri. Mjekët kanë paralajmëruar gjithmonë që konsumimi i kafeinës mund të jetë i rrezikshëm për personat që kanë probleme me zemrën, duke shkaktuar vështirësi në pompim dhe lodhje të shpejtë.

Por, studimi i ri nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë ka zbuluar se 3 filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e çrregullimit të rrahjeve të zemrës me 13%, duke ulur kështu rrezikun e atakut në zemër ose goditjen në tru – këtu nuk përfshihen pijet energjike, pasi janë realisht të dëmshme.

Ka shumë debate në lidhje me kafen – Kalifornia deklaroi muajin e kaluar se ajo është kancerogjene, ndërkohë që një studim i ri së fundmi ka të dhëna që sugjerojnë se deri në 6 filxhanë kafe janë të sigurta dhe se përfitimet shëndetësore tejkalojnë rreziqet.

Një studim i ri i kryer tek më shumë se 340 mijë njerëz ka zbuluar se si çaji, ashtu edhe kafja, mund të ofrojnë mbrojtje kundër çrregullimeve të rrahjeve të zemrës. /Daily Mail/ /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Xhaferi: Ligji për gjuhën shqipe mund të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit
Artikulli tjetërStudimet për mësuesi, studentët me mesatare mbi 9-të s’do të paguajnë tarifën e shkollës