Ballina Bota

LONDËR – Brexit do të rëndojë edhe shëndetin e britanikëve

LONDËR, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ – Rreth 12 400 vdekje më shumë në 10 vitet e ardhshme për shkak të një rritjeje të sëmundjeve kardiovaskulare: kjo do të ishte një nga pasojat për shëndetin e britanikëve për një Brexit pa marrëveshje, është vlerësimi i një studimi të botuar në revistën ”BMJ Open”.

Britania e Madhe është shumë e varur nga importet e frutave dhe perimeve, përkatësisht 84% dhe 48% të konsumit, në vitin 2017, dhe kostoja e tyre, sipas studiuesve të ”Imperial College London” do të rritet pas largimit nga tregu europian.

Me një Brexit pa marrëveshje rritja e normave tregtare që Londra do të duhet të paguajë për mallrat e importuara do të çojë në rritje të konsiderueshme në ushqimet esenciale për shëndetin: për shembull +17% për bananet, +14% për agrumet dhe +15% për domatet.

Çmimet që do të çojnë në një ulje të mëtejshme të konsumit të tyre dhe si  me pasojë do të ndikojnë mbi shëndetin: vlerësimet flasin për 12 400 vdekje më shumë midis 2021 dhe 2030 për sëmundjet kardiovaskulare, pra rreth 2% më shumë se ato aktuale./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkënderaj me Zyrë për Ndihmë Juridike Falas
Artikulli tjetërRoskovec, Kisha e Shën Kollit destinacioni i ri i turizmit religjioz