Ballina Flash

“PSG” prezanton blerjen e re, Paredes

TIRANË, 29 Janar ATSH/ – Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i PSG. Mesfushori argjentinas ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Francës.

Ndërkohë në arkën e “Zenit” janë derdhur plot 47 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Me këtë shifër PSG mundi konkurrencën e “Chelsea”, të cilët fillimisht ofruan deri në 35 milionë euro, ndërsa më pas iu dorëzuan konkurrencës me ofertën e dhënë nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Ishte bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria që i uron mirë se ardhjen me këto fjalë: “Përshëndetje miku im! Doja të thosha mirë se erdhe te ‘Paris Saint-Germain’. Shpresoj të jesh shumë i lumtur. Je shumë i ri dhe besoj se ke shumë për të dhënë”, tha sulmuesi.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProkurori i Antimafias italiane: Shqipëria, e angazhuar fort drejt së ardhmes europiane
Artikulli tjetërSiguria ushqimore – Çuçi: Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon