Ballina Aktualitet

Rama përcjell mesazhin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

TIRANË, 17 prill /ATSH/ – Nën tingujt e këngës së flamurit, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur të falënderojë breza të tërë shqiptarësh që kanë kontribuar për një Shqipëri europiane, në kuadër të marrjes së rekomandimit nga KE për hapjen e negociatave.

Përmes një videoje me pamje të mrekullueshme nga i gjithë vendi, nga traditat e deri tek kulinaria, nga figurat më të njohura të historisë sonë e deri tek artistët shqiptarë më në zë në të gjithë botën, që kanë përçuar vlerat më të mira dhe kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në botë. Në video jepen disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë pas viteve ’90.

Në video janë përfshirë figurat më të rëndësishme që kanë sakrifikuar për ndërtimin e shtetit shqiptar si: Ismail Qemali, Faik Konica, Naim Frashëri, për të mbërritur në ditët e sotme me figura të tilla përfaqësuese si: Ismail Kadare, Angjelin Prelocaj, Saimir Pirgu, Ermonela Jaho e të tjerë.

“FALEMINDERIT TË GJITHËVE!”, ka thënë Rama përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakANKARA – Turqia, Irani dhe Rusia do të vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri
Artikulli tjetërDelegacioni i BE në Tiranë: Shqipëria progres në reformën në drejtësi