Ballina Bota

STAMBOLL – Arrestohen 51 ushtarakë të dyshuar për qëllime destabilizuese

STAMBOLL, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Një valë arrestimesh u krye në Turqi me akuza për lidhje me rrjetin e Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016.

Sipas prokurorisë janë lëshuar 51 fletë-arresti kundër ushtarakëve të dyshuar si të infiltruar në forcat e armatosura për qëllime destabilizuese.

Të paktën 27 persona janë arrestaur gjatë një operacioni të policisë të kryer në 21 provinca turke.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Ankarasë kërkohen gjithashtu 18 persona civilë, të akuzuar si “imamë të fshehtë” të lidhur me Kemal Batmazin, një nga liderët e supozuar të organizatës guleniste.    /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Fushë-Arrëz vazhdon punë për pastrimin e rrugëve nga bora
Artikulli tjetërFOKUS – Datat kryesore të marrëdhënieve franko-gjermane nga 1945