MOSKË, 21 janar /ATSH-ANSA/- Kremlini ka dënuar sanksionet e reja të BE-së kundër disa individëve rusë duke i cilësuar të pajustifikuara.
Sanksionet synonin personat që besohet se ishin përfshirë në helmimin thuajse fatal të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Angli vitin e kaluar.
Rusia ka hedhur poshtë akuzat për dy individëve të akuzuar nga Londra që kishin hyrë në rezidencën e Skripals në qytetin jugor të Anglisë të Salisbury.
“I njohim të gjithë fotografitë famëkeqe të këtyre dy shtetasve në Britani të Madhe, por në të njëjtën kohë ka edhe shumë fotografi të qytetarëve të tjerë rusë në Britani të Madhe dhe ato nuk shërbejnë si prova të drejtpërdrejta”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në komentet e bëra nga agjencia shtetërore të lajmeve, TASS. /os/ /G.S/






















