Ballina Aktualitet

Balla: Sot më 21 janar u dënua Basha

TIRANË, 21 janar /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla deklaroi sot se drejtësia e re do të dënojë të gjithë fajtorët e ngjarjes së 21 Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

Në një prononcim për mediet nga Gjykata e Tiranës, Balla e konsideroi historik vendimin e sotëm për shpalljen fajtor të Bashës.

“Le të jetë ky një vendim i parë që të fillojë të shërojë politikën nga çështjet e shpifjeve. Meqenëse sot jemi tetë vite pas krimit shtetëror të 21 Janarit, të jeni të sigurt që ai krim do të hetohet dhe autorët e përgjegjësit do të ndëshkohen”, tha Balla.

Duke vënë theksin te Reforma në Drejtësi dhe pastrimi i sistemit në përmjet Vetingut, kryetari i grupit të PS-së, Balla tha se drejtësia ka filluar të japë rezultatet e para dhe padyshim do të hetojë edhe krimin shtetëror të 21 Janarit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e Gjykatës për 21 Janarin, Balla tha se, “drejtësia e re ka filluar të japi efektet e para dhe nuk kam dyshim që drejtësia e re do të hetojë siç duhet krimin shtetëror të 21 Janarit 2011, dhe do të jetë gjykata si institucion i pastruar dhe një institucion që ka kaluar më së miri procesin e Vetingut për të dhënë vendimet e merituar për të gjithë fajtorët e 21 Janarit”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzeu Kombëtar “Gjethi”, mes rrëfimeve dhe objekteve nga e kaluara e errët
Artikulli tjetër“Liverpool” nuk do të transferojë asnjë lojtar