Ballina Flash

“Liverpool” nuk do të transferojë asnjë lojtar

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Trajneri Jurgen Klopp ka bërë të qartë se ai nuk do të kërkojë askënd gjatë merkatos së janarit për të zgjidhur problemet në mbrojtje të “Liverpool-it”.

Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez janë të lënduar, duke lënë “The Reds” me pak opsione për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Rafael Camacho ka debutuar në Premier Ligë në fitoren 4-2 të “Crystal Palace” dhe Klopp duket i kënaqur me paraqitjen e 18-vjeçarit.

“Mund të imagjinoj çfarë do të mendojnë njerëzit për këtë situatë, por nuk duhet të marrim vendime të momentit. Nuk do të marrim lojtarë të tjerë për emergjencë. Më thoni emrin e një lojtari i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe në pozita të tjera që është më i mirë se lojtari i jonë, Rafa”, ka thënë Klopp.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Sot më 21 janar u dënua Basha
Artikulli tjetërTejkalohen parashikimet, rehabilitimi i Gjanicës dhe qendrës së Fierit në kohë rekord