Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Inteligjencë artificiale për aeroplanët pa pilot

PARIS, 21 janar /ATSH-ANSA/- Piloti automatik që nget aeroplanin tani nuk është më një risi, sfida e ardhshme për prodhuesit është që të sjellin inteligjencën artificiale për të pilotuar avionët e tyre.

“Kjo është ajo që  po shohim, inteligjenca artificiale, për të çliruar pilotët nga detyrat më të parëndësishme dhe të përsëritura”, theksoi zyrtarja e Teknologjisë në kompaninë “Airbus”, Grazia Vittadini.

Kjo do të sillte përfitime pasi avionët me pilotim autonom, sepse do të kishte një reduktim të kostove dhe më pak lodhje për pilotët e kualifikuar.

Por sfida më e madhe për prodhuesit si “Airbus” është të bindë rregullatorët që të miratojnë këtë teknologji.

“Inteligjenca Artificiale është një sfidë e vështirë për ne, veçanërisht kur arrijmë në çastin e certifikimit të produktit”, thotë Vittadini.    /os/ /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë rinjtë koncert në 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit
Artikulli tjetërGREQI – Parlamenti grek voton të enjten për emrin e Maqedonisë