PRISHTINË, 21 janar /ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën perëndimore, do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit, në shumë vende pritet të ketë mjegull në orët e para të ditës dhe gjatë natës, ndërsa në zona malore do të ketë ngrica.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 00C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 4-50C. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-6 m/s”, sipas njoftimit të Institutit. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/






















