TIRANË, 20 janar/ATSH/- Në rrugën e vjetër Tiranë- Elbasan po punohet për pastrimin e dherave, që kanë rënë si pasojë e rrëshqitjes.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “pas shkrirjes së borës filluan problemet me rrëshqitjet e dherave anës rrugës Tiranë- Elbasan në kilometrin 33”.
Sipas ARRSH-së, menjëherë u morën masat për pastrimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të situatës.
Përpara ndërtimit të autostradës së re Tiranë-Elbasan, të gjithë automjetet kalonin në rrugën e vjetër përmes Qafë Krrabës./k.s/ /a.g/












