Ballina Aktualitet

FOTO/ Pukë, 80% e rrugëve lokale të hapura

TIRANË, 15 janar/ATSH/- Rrugët lokale janë hapura pothuajse në 80% të territorit të qytetit të Pukës dhe të kriposura, ndërsa trashësia e borës në qytet i kalon 80 cm.

Bashkia e Pukës bën të ditur se situata e ditës së sotme në territorin e bashkisë Pukë përsa i përket kushteve të motit paraqitet e përmirësuar. Temperaturat variojnë deri në – 3 gradë.

Në qytetin e Pukës gjatë ditës së sotme situata e motit paraqitet e përmirësuar energjia është pa ndërprerje dhe shkollat kanë filluar mësimin. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar. Po ndërhyhet në mënyrë periodike për pastrimin e tyre, në rrugët dytësore brenda qytetit dhe lagjet periferike, trashësia e bores në qytet kalon 80 cm.

Njësia Administrative Gjegjan

Shkollat janë të hapura vërehet numer i ulët i nxënësve. Energjia nuk ka patur
ndërprerje. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar. Në rrugët rurale të kësaj njësie vazhdohet të punohet për hapjen e tyre, ku po punojnë 2 mjete fadromë. Në rrugën e fshatit Mesul dhe rrugën e lagjes Sherraj. Rrugët e tjera të kësaj njësie paraqiten të qarkullueshme.

Njësia Administrative Qelëz

Shkollat janë të hapura, vëerehet numër i ulët i nxënësve , energji ka pasur pa ndërprerje. Probleme shëndetësore nuk janë raportuar, rrugët rurale të kësaj njësie janë hapur përveç 2 fshatrave, Ukth, Qerret i Vogël në rrugën e fshatit Midhe do të tentohet për hapjen e rrugës me një mjet fadromë.

Njësia Administrative Luf – Qerret

Shkollat janë të hapura, numri i nxënësve është i ulët, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht. Nuk raportohen probleme shëndetësore. Fshati Korthpul ende i bllokuar.

Njësia Administrative Rrape

Shkollat janë hapur, vërehet numër i ulët i nxënësve, energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje, nuk ka pasur probleme shëndetësore, rrugët rurale janë hapur. Probleme paraqet rruga Kabash dhe rruga Mece. Mjeti borëpastrues i ardhur nga MB po punon ne rrugët urbane të qytetit të Pukës

Bashkia Pukë po monitoron në vijimësi situatën me qëllim ndërhyrjen në kohë të çdo rasti që paraqet probleme.

Bashkia Pukë ka në gatishmëri të gjitha ndërmarrjet vartëse, Ndërmarrja e shërbimeve ku po punojnë në terren rreth 50 veta.

Drejtoria Ujësjellës Kanalizime, Reparti MZSH, etj janë në gjendje gatishmërie, si dhe komunikohet periodikisht me të gjithë anëtarët e shtabit të emergjencave. Gjendja e kripës është 27 tonë. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu në qendrat e rehabilituara në Shkodër: Këtë vit, 100 qendra të reja
Artikulli tjetërVIDEO-FOTO/Tarifat e reja, fluks studentësh në fakultete