Ballina Ekonomi

Moti me dëborë, ARRSH: Të gjitha akset e kalueshme

TIRANË, 12 janar /ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot mbi gjendjen e rrugëve në vendin tonë pas motit me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që ka përfshirë të gjithë vendin.

Sipas ARRSH, në akset rrugore në rajonin Jugor të vendit qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë, ndërsa në atë verior kryesisht me zinxhirë.

ARRSH informon se kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë mbrëmjes së të premtes për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Aktualisht citon njoftimi i ARRSH, rruga Kukës-Bushtricë qarkullohet pjesërisht me zinxhir. 
Domaj-Draj-Rec me zinxhir. Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, 
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. 

Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë përdorim të zinxhirëve.

Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë, njofton ARRSH. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/Xhaçka: Përgjegjësi maksimale nga strukturat e shtetit, e pafalshme neglizhenca e disa kompanive
Artikulli tjetërDhjetëra studentë ekselentë aplikojnë në platformën online punetëmbarë.al