TIRANE, 12 janar /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare lokalisht të dendura në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes në orët e mëngjesit.
Mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-15m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 22m/s intensive dhe me rrahje e shoqeruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë me lartësi vale deri 1.5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -4/4 diell |
| Kukës | -8/-2re diell |
| Lezhë | -4/4 diell |
| Dibër | -9/-3 re diell |
| Durrës | -1/8 diell |
| Tiranë | -2/7 diell |
| Elbasan | -3/6 diell |
| Berat | -3/7 diell |
| Vlorë | 0/9 diell |
| Korçë | -6/-2 re diell |
| Gjirokastër | -4/5 diell |
| Sarandë | 1/9 diell |
/e.malaj/j.p/






















