TIRANË, 10 janar/ATSH/ – Punonjësit e bashkisë së Korçës po vijojnë punën në terren për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga dëbora.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe firma e pastrimit kanë vënë në dispozicion 8 fadroma, ndërkohë që po punohet intensivisht për të normalizuar situatën në qytet dhe fshatra.
Në këtë situatë të vështirë, bashkia e Korçës ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë banorëve duke i bërë apel që të kërkojnë ndihmë për çdo vështirësi që mund të hasin si rrjedhojë e motit të keq. /z.tosku/j.p/




















