TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Zgjidhje për një Shkodër që ofron më shumë për të rinjtë.
Kjo është tematika e një Bootcamp-i që do të zhvillohet në Shkodër më 18-20 janar, i organizuar nga UNDP me mbështetjen e Ambasadës britanike.
Për këtë Bootcamp kërkohen studentë, profesionistë dhe sipërmarrës të rinj midis 18-30 vjeç nga rajoni i Shkodrës, që përmes metodologjisë inovative “Design Thinking” të gjejnë zgjidhje për një Shkodër që ofron më shumë për të rinjtë.
Përgjatë Bootcampit, pjesëmarrësit do të transformojnë idetë e tyre në prototipe si dhe do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje. Prototipi fitues do të mbështetet financiarisht deri në zhvillimin e një produkti konkret.
/gj.mima/j.p/






















