Ballina Flash

Fakulteti Histori-Filologji njofton përgjysmimin e tarifës për studentët

TIRANË, 9 janar/ATSH/-Fakulteti i Histori-Filologji ka bërë të ditur se studentët e ciklit të parë do të paguajnë 50% të tarifës, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave së datës 26 dhjetor.

Sipas njoftimit të bërë publike në faqen zyrtare të Fakultetit Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, lidhur me pagesën e tarifës së shkollimit për vitin 2018 -2019, studentët do të paguajnë 50%.

“Studentët e ciklit të parë do të paguajnë 50% të tarifës, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave së datës 26 dhjetor, pra 15,000 lekë. Studentët e ciklit të parë të cilit i përkasin kategorive përjashtimore sipas VKM do të paguajnë 0 lekë. Studentët e ciklit të parë të cilët janë më notë mesatare vjetore 9 dhe 10 sipas VKM do të paguajnë 0 lekë”, -thuhet në njoftimin zyrtar. z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Heqim taksën nëse Serbia njeh shtetësinë tonë
Artikulli tjetërFOTOLAJM/ Çfarë po ndodh sot në fakultete, ja tre prej tyre