Ballina Flash

Që nga 1 janari janë mbyllur 4224 pika bastesh

TIRANË, 8 janar/ATSH-E.Caushi/ – Pas vendimit të qeverisë shqiptare për mbylljen e lojërave të fatit, që nga data 1 janar që ishte dhe afati i fundit për këto biznese, janë mbyllur plotë 4224 pika bastesh.

Zëvendësministri i punëve të Brendshme, Besfort Lamallari i ftuar në një studio televizive dha detaje mbi numrin e kompanive të cilat janë mbyllur deri tani, duke theksuar se Policia e Shtetit do të procedojë të gjitha ata persona të cilët nuk zbatojnë ligjin.

“Janë 4224 pika bastesh që janë mbyllur që nga data 1 janar. Policia do të procedojë të gjitha ato pika bastesh që nuk zbatojnë ligjin”, – theksoi Lamallari.

Që prej datës 1 janar me hyrjen në fuqi të Ligjit për Lojërat e Fatit, këto biznese kanë ulur qepenat duke ndërprerë aktivitetin e tyre, ndërsa Policia e Shtetit është në terren për të evidentuar ato pika bastesh të cilat operojnë në kundërshtim me ligjin.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – BB: Tensionet tregtare me ndikim në rritjen ekonomike të planetit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 janar 2019