PRISHTINE, 9 dhjetor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik që është pozicionuar dhe ka përfshirë këto ditë edhe rajonin e Ballkanit.
Masat ajrore do të jenë të paqëndrueshme dhe të lagështa si dhe me origjinë Arktike.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë me vranësira të dendura dhe në zonat e ulëta si dhe përgjatë vijës bregdetare do të kemi reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në relievet kodrinore dhe malore në lindje të vendit reshjet e vazhdueshme do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar. Vlen për t’u theksuar se në relievet e larta malore në Verilindje dhe Juglindje hera-herës, reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive të dëborës dhe pritet që në zonat e lartpërmendura të akumulohet një sasi e lartë dëbore.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -1/5 re shi borë |
| Kukës | -3/-1 re borë |
| Lezhë | 1/7 re shi borë |
| Dibër | -6/-2 re borë |
| Durrës | 1/7 re shi rrufe |
| Tiranë | 0/8 re shi rrufe |
| Elbasan | -1/7 re shi rrufe |
| Berat | -2/8 re shi rrufe |
| Vlorë | 0/7 re shi rrufe |
| Korçë | -7/-2 re borë |
| Gjirokastër | -5/6 re borë |
| Sarandë | 2/11 re shi |
/e.malaj/ /a.g/























