Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Mbështesim Macron për çështjen e jelekverdhëve

BRUKSEL, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Nuk komentojmë komentet e të tjerëve, aq më pak kur vijnë nga komentatorë profesionistë, por për çështjen e jelekverdhëve, Komisioni i BE mbështet presidentin Macron dhe autoritetet franceze, theksoi sot zëdhënësi i presidentit të BE-së, Juncker.

Zëdhënësi iu përgjigj pyetjes se çfarë mendonte Komisioni Europian për mbështetjen e shprehur nga anëtarët e qeverisë italiane ndaj jelekverdhëve.

”Qeveria franceze ka të gjithë besimin tonë për të zbatuar programin për të cilin presidenti është zgjedhur”, theksoi zëdhënësi./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron: Trump të sigurojë të ardhmen e kurdëve sirianë
Artikulli tjetërBruksel, ekipi negociator i Kosovës: Gati për dialog, por taksa 100% me Serbinë nuk hiqet