Ballina Ekonomi

Si ndryshojnë normat e interesit të depozitave e të kredive

TIRANË, 8 janar /ATSH/ – Normat e interesit të kredisë dhe depozitave në lekë për periudhën tetor-nëntor 2018 qëndruan respektivisht në nivelin 6,5% dhe 0,97%, bëri të  ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, interesi mesatar prej 6,5% për kredinë në lekë, në muajt tetor -nëntor, rezultoi pranë vlerave mesatare të tremujorit të tretë (6,8%). Interesat e kredisë janë rritur tek maturiteti afatmesëm, ndërsa tek ai afatshkurtër dhe afatgjatë kanë shënuar
zbritje të lehtë.
Gjithsesi, krahasuar me gjysmën e parë të këtij viti, interesat e kredisë janë lehtësisht më poshtë.
Banka Qendrore evidenton se interesat e kredisë në lekë janë ulur më shumë për bizneset, ndërsa për individët ulja ka qenë me e moderuar.
Ndërsa interesi mesatar për depozitat me afat në lekë rezultoi në nivelin 0,9% në tremujorin e tretë dhe 0,97% në muajt tetor dhe nëntor.
Brenda maturiteteve vihet re një rritje e lehtë e interesave tek maturitetet deri në
një vit, ndërkohë që ato me maturitet 2 deri në 5 vjet nuk kanë ndryshuar. /e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Asnjë njoftim i ri për pagesën e tarifës së shkollimit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Callanan: Qeveria britanike nuk do ta shtyjë Brexit-in