TIRANE, 8 janar /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e pasdites. Më pas duke nisur nga zona e veriperëndimit do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në të gjithë vendin duke prekur edhe zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore. Ngrica në të gjithë vendin.
Ngrica të forta në zonat malore gjatë gjihtë ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-15m/sek. Valëzimi i në det do të jetë i forcës 1-2 me lartësi vale 0.7-1.5 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -5/7 diell re borë |
| Kukës | -7/3 diell re borë |
| Lezhë | -4/8 diell re borë |
| Dibër | -9/0 diell re borë |
| Durrës | -5/7 diell re borë |
| Tiranë | -6/7 diell re borë |
| Elbasan | -7/8 diell re borë |
| Berat | -9/7 diell re borë |
| Vlorë | -3/7 diell re borë |
| Korçë | -11/-1 diell re borë |
| Gjirokastër | -9/7 diell re borë |
| Sarandë | -2/12 diell re borë |
/e.malaj/ /a.g/





















