TIRANË, 4 Janar /ATSH/ – Kontingjenti i 3-të shqiptar për shkatërrimin e armëve shpërthyese u kthye në atdhe pas shërbimit 6-mujor në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.
Kontingjenti i EOD, kishte për detyrë të mbështesë grup – batalionin me EOD në asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara “IEDD”, asgjësimin e municioneve, eksplozivëve konvencionale, si dhe kontrolli i rrugë kalimeve, në prezencë të kurtheve eksplozive, minave dhe municioneve të pa plasura.
Ky kontingjent, arriti që për 6 muaj rresht, në vartësi të grup – batalionit në Letoni, të përmbushë me sukses çdo detyrë të ngarkuar.
Ndërsa kontingjenti i radhës EOD ka marrë detyrën për të shërbyer 6 muaj në Camp Ādaži.
/gj.mima/e.caushi/























