TIRANË 2 janar /ATSH/- “The Sun” nga Anglia, raporton se skuadra e “Interit” po përgatit një ofertë për anësorin e majtë të “Mançester Junajtid”, Eshli Jang.
Siç raporton tabloidi britanik, drejtuesit zikaltër kanë gati një kontratë dy-vjeçare për Jangun, dhe po provojnë ta marrin mbrojtësin me parametra zero.
Deri më tani, “djajtë e kuq” nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën me 33-vjeçarin, dhe ai tashmë është i lirë të flasë me klubet e tjera për një para-kontratë.
Edhe pse në një moshë të madhe, kontrata 2-vjeçare duket e përshtatshme për drejtuesit e “Interit’, për sa i përket kohëzgjatjes, pasi Jang ka treguar një formë mjaft të mirë fizike.
Këtë vit ai ka qenë një lojtar i rregullt në formacionin e “Junajtid”. /o.l/./a.g/























