Ballina Ekonomi

Kategoritë që përjashtohen nga taksa e ndërtesës

TIRANË, 3 janar /ATSH/- Taksa e ndërtesës hyri në fuqi në datën 1 janar 2019 dhe kategoritë që përjashtohen nga kjo pagesë janë, kryefamiljarët pensionistë dhe familjet me ndihmë ekonomike.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Sa i takon formulës aktuale të vjeljes së kësaj takse, pushteti vendor për 11 muaj të vitit 2018 ka mbledhur në total 4.8 miliardë lekë. /e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Kripa ”gërryen” edhe eshtrat
Artikulli tjetërKëtë vit, rikonstruktohen 8 shkolla profesionale