Ballina Flash

UKT, finalizohet një tjetër investim

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ – Ujësjellës-Kanalizimet kanë finalizuar një tjetër investim në kryeqytet.

Një linjë e re shpërndarjeje e ujit të pijshëm u ndërtua shumë shpejt duke i dhënë zgjidhje problematikave dhe shërbimit në këtë zonë. Sipas UKT-së, çdo investim i ri, është një hap cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Më herët, është vënë në funksion linja e re e Ujësjellësit e ndërtuar në një zonë të populluar të Tiranës. Ky investim i ri tashmë është pjesë e rrjetit shpërndarës, i cili ka rritur sasinë e shërbimit tonë ndaj qytetarëve. Investimi është kryer në “Rrugën e Kavajës”, përballë Birra Tirana.

z.tosku/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStadiumi “San Siro” fortesë e vërtetë për “Interin”
Artikulli tjetërDurrës, përpunohen 17 anije në terminalin e kontejnerëve gjatë dhjetorit