MADRID, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez zhvilloi sot një vizitë surprizë në Mali për të takuar trupat spanjolle të stacionuara në vend, njoftuan shërbimet e tij.
Socialisti takoi në Bamako homologun e tij Soumeylou Boubeye Maiga përpara se të vizitonte kampin e Koulikoro, rreth 60 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Malit, ku janë vendosur trupat spanjolle si pjesë e misionit europian për krijimin e ushtrisë së Malit.
‘’Prania juaj ndihmon jo vetëm stabilitetin e rajonit por edhe forcimin e sigurisë së Spanjës dhe të gjithë Bashkimit Europian’’, deklaroi Pedro Sanchez në prani të trupave spanjolle, sipas pamjeve të transmetuara nga televizioni spanjoll./ /v.b/ a.jor.





















