Ballina Bota

DAMASK – Rihapet pas shtatë vitesh ambasada e EBA-s

DAMASK, 27 dhjetor /ATSH-AFP/ – Emiratet e Bashkuara Arabe rihapën sot ambasadën e tyre në Damask, sinjal i një përmirësimi të mundshëm të marrëdhënieve mes shteteve arabe dhe qeverisë së Bachar al-Assad.

Ky vendim vjen në një moment kur forcat proqeveritare siriane të mbështetura nga dy aleatët, Irani dhe Rusia kontrollojnë sot gati dy të tretat e vendit të shkatërruar nga lufta, duke kurorëzuar fitore pas fitore përballë rebelëve dhe grupeve xhihadiste.

Siria u anashkalua nga bota arabe që nga fundi i 2011 dhe disa shtete, kryesisht ato të Gjirit, tërhoqën ambasadat e tyre për të protestuar kundër represionit të kryer nga qeveria e Damaskut kundër protestave pro demokracisë./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVENEZUELË – Një tërmet 4,9 ballë Rihter trondit vendin
Artikulli tjetërPolicia publikon listën me 31 personat më të kërkuar në Shkodër