Ballina Flash

U plagos në protestë, qeveria shpërblen efektiven Ina Nuka

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ – Qeveria vendosi të mbështesë financiarisht efektiven e policisë të plagosur në krye të detyrës, Ina Nuka me masën e 12 pagave mujore.

Sikurse Kryeministri Rama i premtoi më 23 dhjetor efektives Nuka që do të mbështetej financiarisht deri në rehabilitimin e plotë të saj, Këshilli i Ministrave e miratoi sot këtë vendim.

Në vendim thuhet se “me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare, në masën e dymbëdhjetë pagave mujore, Ina Gavrosh Nuka, inspektor, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, motorist, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e plagosur në krye të detyrës për vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike”.

Efekti financiar, në vlerën shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë lekë, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /z.tosku/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUashingtoni premton masa të reja pas vdekjes së një fëmije emigranti
Artikulli tjetërZbardhen kriteret për përfitimin e bursës së studentit