Ballina Flash

Zbardhen kriteret për përfitimin e bursës së studentit

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH-Megi Zonja/ – Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në  përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer. Studentët që studiojnë në programe studimi në fusha prioritare dhe studentët në nevojë, i ndryshuar

Në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, u bënë këto ndryshime:
“1. Përfitojnë bursë, në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e pranuar në vitin e parë akademik, për çdo program studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me notë mesatare vjetore mbi 9 (nëntë) nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, të përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë edhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore.

Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Gjithashtu, përfitojnë bursë në masën e përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, studentët e regjistruar në çdo program studimi, në vitet pas të parit, me kriterin e notës mesatare mbi 9 (nëntë), të përllogaritur nga institucionet e arsimit të lartë, vetëm për periudhën që ndjekin studimet në këto programe studimi dhe për kohëzgjatjen normale të programit të studimit”.

Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakU plagos në protestë, qeveria shpërblen efektiven Ina Nuka
Artikulli tjetërEkselentët do të plotësojnë vendet vakante të administratës jashtë shërbimit civil